Ne jemi një firmë Transportesh Shqipëtare, me qendër në
Stuttgart Gjermani.
Ne kemi një përvojë pune të gjatë dhe të suksesshme, punë me të cilën u kemi shërbyer
bashkatdhetarëve tanë, në Kosove por dhe në Evropë. Njëkohësisht ne kemi krijuar
miq e bashkëpunëtorë të huaj!
Ne garantojmë me punën tonë:
Siguri, Korrektësi, Shpejtësi, ndihmë dhe mirëkuptim
edhe për ata që kanë nevojë.
Malli i juaj është i garantuar prej momentit që pranohet nga personeli ynë në terren
dhe deri në pikën e dozimit tek pranuesi, i caktuar nga ana juaj.
Shërbimet e transportit
i kryejmë që nga gjërat më të vogla e deri tek mjetet e rënda. Mjetet e transportit
i kemi që nga vetura, kombi transportues, rimorkiot kamionët e mëdhenj 7,5 tona deri
në 42 tona.
Për mallin tuaj kryejmë shërbimet e shpedicionit, njëkohësisht dhe zhdoganimin e mallit tuaj, sipas marrëveshjes së udhëheqësit kryesorë të kësaj ndërmarrje z. Asllan Dibrani.
Po ju prezantojmë edhe disa foto te aktivitetit gjatë punës qe kryejmë me sa vijon: