Rreth nesh

Rreth nesh

Prezentimi i Firmës Dibrani Transport

Dibrani-Transport me një përvojë 23 vjeçare, bënë shërbimet e transporteve internacionale. Firma jonë e ka selinë  në Stuttgart. Nëndegët e veta i ka  në  Slloveni dhe në vendet tjera të Ballkanit.  Në faqen tonë i gjeni të gjitha informatat. Për ne është puna dhe vetëm puna, në shërbimin tuaj përbrenda Gjermanisë dhe transportit internacional për Evropë dhe anasjelltas. Mos hezitoni, thirrni  menjëherë, shkruani,komunikoni me zyrtarët tanë. Komunikimi me neve  është i mundshëm, në gjuhët , gjermanisht ,anglisht, shqip dhe serbokroatisht ose përmes  sistemit elektronik. Mjafton vetëm  një telefonatë nga ju,tjerat obligime i kryejmë ne !   Ne, transportojmë  të gjitha  mallrat  në drejtim të Evropës-Juglindore dhe anasjelltas nga Kosova për Gjermani dhe shtet tjera. Ne kemi një përvojë pune të gjatë dhe të suksesshme, me të cilën u kemi shërbyer bashkatdhetarëve tanë, në Kosove, por dhe në Evropë. Njëkohësisht ne kemi krijuar bashkëpunëtorë të huaj!
Ne garantojmë me punën tonë: 
Siguri, Korrektësi, Shpejtësi, ndihmë e mirëkuptim edhe për ata që kanë nevojë.
Malli i juaj është i garantuar prej momentit që pranohet nga personeli ynë në terren dhe deri në pikën e dozimit tek pranuesi, i caktuar nga ana juaj. 
Shërbimet e transportit i kryejmë që nga gjërat më të vogla e deri tek mjetet e rënda. Mjetet e transportit i kemi që nga vetura, kombi transportues, rimorkiot ,kamionët e mëdhenj 7,5 tona deri në 24 tona. Për mallin tuaj kryejmë shërbimet e shpedicionit, njëkohësisht dhe zhdoganimin e mallit tuaj, sipas marrëveshjes.
Dibrani- transport ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në fusha të ndryshme deri me sot. Qe19 vite „Dibranin Transport“ bene transportin për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Është e njohur në fushën humanitarë me ç'raste ka ndihmuar disa herë familjet të rrezikuara në Kosovë, ka ndihmuar "Shtëpinë e pleqve në Prishtinë", "Fëmijët jetim pa prindër", "Spitalin e emergjencës në Prishtinë ", Shtëpinë e shëndetit në Shtimje,Invalidët e luftës i ka furnizuar me veshmbathje ,dhe pajisje, karroceri elektronike e mjete ndihmese tjera. Një familje në Llabian të Gjilanit me iniciativën e pronarit Asllan Dibranit iu ndërtua shtëpia që ishte në një skajshmëri të varfërisë e njohur edhe përmes mediave në Kosovë etj. "Firma Dibrani -Transport" bashkëpunon edhe me organizata humanitare gjermane, si me Karitasin dhe organizata të tjera humanitare.
Shërbimet
Share by: